Dosja 339/ Lirohet nga burgu ‘Niçja’ i Shijakut dhe tre anëtarë të grupit ‘Volvo 4’

Dosja 339/ Lirohet nga burgu ‘Niçja’ i Shijakut dhe tre anëtarë të grupit ‘Volvo 4’

22:50, 26/07/2021
A+ Aa A-

Astrit Avdylaj ose i njohur ndryshe si ‘Niçja’ i Shijakut mësohet se është liruar nga qelia.

Edhe pse u dënua me 6 vite e 4 muaj burgim, Avdylaj dhe 2 të pandehur të tjerë të dosjes 339,  Yasin Kala dhe Denis Llaftiu, janë liruar për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgosjes.

Sipas burimeve, gjykata ka caktuar masat e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore.

Astrit Avdylaj është duke u gjykuar ende, ndërsa dosja ka mbetur pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.

Bashkë me të kanë fituar lirinë edhe katër anëtarë të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.

Avdylaj u vu në pranga në vitin 2018, me akuzën e prodhimit dhe trafikut të heroinës.

Ndërkohë që u kap në përgjimet e dosjes 339.           

Ku pjesë të kësaj dosje u publikuan edhe nga “Bild” ku ish-kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako fliste në telefon me Astrit Avdylajn të cilin e thërriste “Niçe’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba26/07/2021 23:05

TE FALA ZNJ. KIMETE!!! JA KJO ESHTE REFORMA NE DREJTESI DHE MENDER DREJTESIA E RE!!! TANI MBETET VETEM TE LEGALIZOHET VJEDHJA E VOTAVE, KRIMI I ORGANIZUAR, MASKARALLEKU, TRAFIKU I DROGES, DHE KJO DEKLARATE LEGALIZIMI NOTERIALE TE NOTERISOHET TEK AVLLIA E AMBASADES SE SHBA ASHTU SIC U NENSHKRUA MARREVESHJA E 5 QERSHORIT 2020. DHE U DHJE ME MUT DHE PASTAJ U PSHURR NGA SATRAP RAMA I SURRELIT MU PERPARA SYVE TE ZNJ. KIMETE DHE Z. SORECA!!! KESHTU DO TE MBYLLET EDHE DOSJA 184. E KESHTU VARROSET PERFUNDIMISHT DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE VETE SHQIPERIA ME MBESHTETJEN E SHBA DHE ME NDIHMEN E PAKURSYER TE BE!!

Shto koment

Denonco