Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Lëvizje të çuditshme në fermë. Si e zbuloi policia spanjolle bandën shqiptaro-greke të drogës

VIDEO/ Lëvizje të çuditshme në fermë. Si e zbuloi policia spanjolle bandën shqiptaro-greke të drogës

16:23, 26/07/2021
A+ Aa A-

Një operacion i policisë spanjolle në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës në qytetin e Malagas në Spanjë, ka vënë në pranga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare dhe greke.

Në pranga mësohet se kanë rënë 8 pjesëtarë të kësaj organizate.

Operacioni i koduar ‘Klithma’ i organizuar nga Garda Civile, goditi grupin kriminal i cili kultivonte marijuanë të brendshme në shtëpitë në provincën e Malaga.

Hetimi filloi pasi agjentët ranë në gjurmët për ekzistencën e një shtëpie të izoluar në qytetin Torrox ku mund të kishte një plantacion të marijuanës brenda.

Pas disa pyetjeve, ata zbuluan se rreth shtëpisë kishte lëvizje të çuditshme të njerëzve që hynin dhe dilnin nga ferma me automjete të ndryshme me qira.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe 1 000 bimë marijuanë, 3 automjete, dokumentacione dhe materiale të ndryshme për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit iu dërguan autoritetit gjyqësor, i cili caktoi masën arrest me burg për të gjithë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco