Djali i shoferit që vdiq në aksidentin tragjik: 3-4 ditë rrugë, vetëm një natë ka pushuar

Djali i shoferit që vdiq në aksidentin tragjik: 3-4 ditë rrugë, vetëm një natë ka pushuar

20:22, 25/07/2021
A+ Aa A-

10 të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.

Ky është bilanci i aksidentit tragjik në Kroaci, brenda së cilës ndodheshin udhëtarë nga Kosova.

Mediat kosovare, kanë publikuar rrëfimi e djalit të shoferit që mbeti i vdekur në aksident.

Adhurim Sylmetaj, djali i Naserit (shoferi që mbeti i vdekur) ka thënë se i ati kishte rreth 8 muaj që kishte filluar punën në autobusat e linjës Frankfurt – Prishtinë.

 ‘Herën e fundit që kam folur me të ka qenë në momentin kur ka kaluar kufirin Gjermani – Austri’.

Ai është nisur para 3 a katër ditëve dhe në momentin që kanë mbërritur, vetëm mbrëmje kanë pushuar, e të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 është nisur për Kosovë’, ka thënë Adhurimi.

Djali gjithashtu ka reaguar edhe nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’, ku ka prekur jo pak me fjalët dedikuar të atit të ndjerë.

 ‘Ah mar bab dhimta shum e madhe malli shum i madh at dit kur t kom qu te autobusi tkom perqaf po pak bre ishalla zoti ngjenet’, shkruan djali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco