Reagon nga spitali në Kroaci, deputetja shqiptare: 3 të plagosur në gjendje kritike, viktima më e re 18-vjeç

Reagon nga spitali në Kroaci, deputetja shqiptare: 3 të plagosur në gjendje kritike, viktima më e re 18-vjeç

17:28, 25/07/2021
A+ Aa A-

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Zonja Lekaj ka deklaruar se deri më tani janë konfirmuar 10 viktima.

Për sa i përket numri të të plagosurve nga ky aksident, Lekaj ka thënë se 43 persona u është dashur të marrin trajtim mjekësor.

15 prej të plagosurve janë futur në operacion, ndërkohë gjendja më kritike është shfaqur për 3 të plagosur që ndodhen në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

“Janë 15 në gjendje pas operacionit. 3 në gjendje kritike dhe 10 të vdekur. Deri tani kemi identifikuar të gjallët dhe po punohet për personat që kanë vdekur.” tha Lekaj.

Ndërkohë deputetja shqiptare në Kroaci është shprehur se viktima më e re në këtë aksident tragjik është një 18-vjeçar, pro sipas saj këto të dhëna ende nuk janë zyrtare.

“Në spital jam edhe unë këtu dhe së bashku me mjekët dhe ambasadorin e Kosovës. Këtu janë 15 të mitur dhe të tjerët janë të rritur. Mes viktimave më i riu është i moshës 18-vjeçare, por nuk është zyrtare. Duhet t’i falenderojmë autoritetet këtu në Kroaci se kanë dhënë kontribut të madh. Kryeministri i Kosovës dhe ai i Kroacisë do të vijnë këtu.”

“Për fat të keq ka ndodhur për shkak të përgjumjes së shoferit. Ka arritur një numër i madh i shqiptarëve dhe të afërme këtu. Janë duke dhënë ndihmën e tyre.” ka thënë deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco