Aksidenti në Kroaci/ Konfirmohet se 10 viktimat janë nga Kosova, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

Aksidenti në Kroaci/ Konfirmohet se 10 viktimat janë nga Kosova, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

11:11, 25/07/2021
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në KroacI - raporton Syri.net Kosova.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe rreth 30 pasagjerë të tjerë të autobusit të kompanisë kosovare “Deva Tours”.

Bëhet e ditur nga mediat kroate se dhjetë nga personat e lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Syri.net mëson se ky autobus ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa ishte duke vozitur.

Lajmin për Syrin e kanë konfirmuar edhe nga kjo kompani, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Syri mëson se të gjitha viktimat e konfirmuara deri tani janë nga Kosova dhe gjendeshin në autobus kur ndodhi aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco