VIDEO/ Makina merr flakë në ecje në By-Passin e Vlorës, dyshimet e para Foto ilustruese

VIDEO/ Makina merr flakë në ecje në By-Passin e Vlorës, dyshimet e para

11:09, 25/07/2021
A+ Aa A-

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e re të By – Passit të Vlorës.

Nga informacionet e para mësohet se makina ka qenë duke ecur në pjesën panoramike të rrugës, kur papritur ka pasur fillimisht një shkëndijë flakësh në pjesën e përparme dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë dëm në njerëz, pasi shoferi ka mundur të dalë nga mjeti në kohë, pasi ka konstatuar flakët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ku paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco