Tragjedia në Kroaci: Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, u mendua se ishin maqedonas

Tragjedia në Kroaci: Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, u mendua se ishin maqedonas

10:32, 25/07/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje të rënda vijnë nga tragjedia me 10 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur, ku autobuzi me targa të Kosovës u aksidentuar afër Slavonski Brod, në Kroaci.

Herët në mëngjes rreth orës 6:30, pranë Slavonski Brod ndodhi një aksident i rëndë ku të paktën dhjetë njerëz vdiqën, shkruan media kroate index.hr.

Informacioni i parë i policisë ishte për tre të vdekurve, por më pas numri i të vdekurve u rrit në tetë dhe më pas policia raportoi dhjetë të vdekur.

"Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që u kërcënohet jeta në autobusin maqedonas," tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë Brod-Posavina.

Pak më vonë, policia përcaktoi se nuk ishte autobus maqedonas, por autobus kosovar.

"Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me targa të Kosovës dhe sipas informacionit, 10 persona mbetën të vdekur nga aksidenti, ndërsa dhjetra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për trajtim mjekësor . Ne do të dërgojmë më shumë informacion pasi të ketë përfunduar hetimi, "njoftoi policia kroate në orën 9. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco