U plagos nga RENEA gjatë aksionit për arrestimin e tij, ja e shkuara kriminale e 52-vjeçarit

U plagos nga RENEA gjatë aksionit për arrestimin e tij, ja e shkuara kriminale e 52-vjeçarit

09:49, 25/07/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është plagosur gjatë aksionit të RENEA-s per arrestimin e tij, shtetasi Ardian Narkaj, 52 vjeç, banues në Koplik.

Ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.

Mësohet se 52-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, për një vrasje të dyfishte dhe policia kishte marrë informacione për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh, të Malësisë së Madhe.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij dhe pas rezistencës që bëri ndaj policisë, mësohet se 52-vjeçari u qellua me tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.

52-vjeçar u plagos mëngjesin e sotëm, ndërkohë pasi u dërgua në Spitalin e Shkodrës është transportuar për mjekim me të specializuar në Tiranë. Për shkak të  plagëve të marra, gjendja e tij është e rënduar.

Po kush është Ardian Narkaj?

52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco