EMRI- FOTO/ RENEA plagos të kërkuarin, gjatë operacionit të arrestimit

EMRI- FOTO/ RENEA plagos të kërkuarin, gjatë operacionit të arrestimit

09:20, 25/07/2021
A+ Aa A-

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Mesohet se ai ishte person në kërkim dhe është plagosur gjatë një aksioni që RENEA ka zhvilluar gjatë natës në kryeqendrën e veriut të vendit.

Ndërkohë është mësuar emri i personit të qëlluar. Ai është Ardian Narkaj, 52-vjeçar banues në Koplik.

Ai ishte i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë.

Mësohet gjithashtu se ai ka mbetur i plagosur me tre plumba. Burimet shpjegojnë se plagët i ka në kofshë, në gjoks dhe një tjetër në parakrah.

Akoma nuk është e qartë se kush e ka qëlluar por dyshohet se gjatë një përplasje me RENEA-n ai të jetë plagosur. Pasi jane këta që e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës te “Trauma”.

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Sipas informacioneve të bëra publike asokohe, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco