FOTO/ Plagosi dy persona sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale e autorit

FOTO/ Plagosi dy persona sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale e autorit

22:49, 24/07/2021
A+ Aa A-

Janë zbuluar të tjera detaje rreth autorit të atentatit sot në Tiranë, të ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”.

Aldo Gjini mësohet se ka një të kaluar kriminale, në disa shtete të Europës.  Ai në vitin 2016 është arrestuar nga policia italiane, si pjesë e një bande të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Askoli.

Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij  Andis Gjini, ndërsa Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak. Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.

Gjini sonte plagosi me armë dy shtetas në një lokal, përkatësisht Altin Gjokën 32 vjeç dhe Jetmir Marashin, 28 vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe më pas janë konfliktuar me autorin, për motive banale. Bëhet me dije se ka pasur një përplasje makinash dhe më pas ka filluar edhe sherri.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën,ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes. Aldo Gjini iku me shpejtësi pasi ndodhi plagosja e dyfishtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco