Vazhdon zjarri në pyllin e Gjorgjozit, dëmtohet drurë shekullorë

Vazhdon zjarri në pyllin e Gjorgjozit, dëmtohet drurë shekullorë

21:59, 24/07/2021
A+ Aa A-

Flakët në pyllin e Gjorgjozit kanë dëmtuar një numër të konsiderueshëm të bimësisë, si pishat shekullore dhe bimësinë e re.

Zjarri vazhdon në këtë pyll, sikundër edhe zjarrfikësit në Fier dhe në Patos vijojnë të asistojnë situatën nga afër.

Terreni shumë i vështirë ka bërë që ndërhyrja ndonjëherë të bëhet edhe në këmbë.

Vatrat e zjarrit vijojnë, por nuk favorizohen nga era, por rreziku mbetet. Deri tani nuk mund të llogaritet deri dhe hektarët, që vijon nën flakë për shkak të fushëpamjes së paktë, pasi është terren kodrinor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco