Njëri në gjendje të rëndë/ Atentati në Tiranë, viktimat me plumb në gjoks dhe shpatull

Njëri në gjendje të rëndë/ Atentati në Tiranë, viktimat me plumb në gjoks dhe shpatull

21:13, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur sonte në një lokal në Tiranë.

Të plagosur nga atentati i ndodhur kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks. Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën, raporton ABC.

Autori është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet. Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja, në rrugën “Todi Shkurti”, pranë Qytetit Studenti në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco