Plagosja në Tiranë/ Kush janë dy personat që u qëlluan në mbrëmje

Plagosja në Tiranë/ Kush janë dy personat që u qëlluan në mbrëmje

21:08, 24/07/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmje, ku sipas njoftimit bëhet më dije se janë plagosur dy persona. Ndërsa po bëhet i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes.

Personat që janë plagosur janë identifikuar si Jetmir Marashi dhe Altin Gjoka.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco