Zbardhen detaje: Nga memoriali u nxorën eshtrat e tre ushtarëve grekë

Zbardhen detaje: Nga memoriali u nxorën eshtrat e tre ushtarëve grekë

14:08, 24/07/2021
A+ Aa A-

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin.

BW raporton se janë nxjerrë eshtrat e tre ushtarëve grekë. Varreza, e cila është ndërtuar pas Luftës Italo-Greke, ka qenë gjithmonë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit, ndërsa është gjetur e hapur nga kryetari i fshatit dhe  dy persona të tjerë.

Dtët e fundit në fshat janë paraqitur disa persona, të cilët janë prezantuar si anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Kërkimit të Eshtrave dhe kanë kërkuar marrjen e eshtrave të tre ushtarëve.

Kërkesa e tyre ka hasur në refuzimin e banorëve të fshatit, të cilët janë kujdesur përgjatë viteve për memorialin e vendosur brenda kishës së fshatit. Pas refuzimit, paraditen e të premtes së 23 korrikut, banorët kanë gjetur memorialin të hapur dhe kanë vënë re mungesën e eshtrave.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco