Zbardhet dosja/ Zhvatën 4 mln euro përmes mashtrimit online, subjekti në Durrës ngjalli dyshime

Zbardhet dosja/ Zhvatën 4 mln euro përmes mashtrimit online, subjekti në Durrës ngjalli dyshime

13:31, 24/07/2021
A+ Aa A-

Është zbardhur dosja hetimore për skemën e mashtrimit  të zbuluar pak ditë më parë nga policia, e cila vuri në pranga 4 persona mes të cilëve dy shqiptarë dhe dy të huaj.

Në dosjen e prokurorisë se hetimet kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar pas dy denoncimeve të mbërritura në lidhje me këtë skemë.

Një përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare i është drejtuar në banke në Shqipëri duke theksuar se dikush po tenton të ndërhyjë në të dhënat e tij, duke mashtruar partnerët e tij të biznesit, përmes një llogarie të hapur në të njëjtën bankë me të.

Subjekti me qendër në Durrës e kishte çelur llogarinë mes datave 7-10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte regjistruar në emër të nigerianit të vënë në pranga Emmanuel Emereibenu 39 vjeç i cili njihej edhe me emrin Donald Fonkem.

Në momentin e çeljes së llogarive ai nuk ka kryer asnjë pagesë, por aktiviteti i tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit.

Në dosje thuhet se Emmanuel Emereibenu jetonte në një ambient me qira në fund të rrugës “Maji”.

Ai është mbajtur në vëzhgim nga hetuesit për të parë nëse ai takohet me pjesëtarë të tjerë të skemës së mashtrimit/.abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco