Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Përgjakja e rrugëve/ Nuk ndalen aksidentet, tre viktima në 24 orë

Përgjakja e rrugëve/ Nuk ndalen aksidentet, tre viktima në 24 orë

13:23, 24/07/2021
A+ Aa A-

Tre persona kanë humbur jetën në tre aksidente të ndryshme brenda 24 orëve në vendin tonë.

Aksidenti më i fundit ishte ai i ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Hamallaj të Durrësit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë ka ndërruar jetë shtetase me inicialet E. H., e cila ishte pasagjere në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Tapizë të Fushë Krujës, kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i njërit mjet, i identifikuar si Qemal Shabani rreth 60 vjeç, ndërsa mbeten të plagosur dy persona të tjerë.

Më herët gjatë mbrëmjes së djeshme një 85-vjeçar humbi jetën në një tjetër aksident të ndodhur në një rrugë dytësore, që lidh aksin Lushnje-Fier me Divjakën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco