EMRI/ Ngjarja e rëndë, 35-vjeçarja gjendet e dekompozuar në banesë

EMRI/ Ngjarja e rëndë, 35-vjeçarja gjendet e dekompozuar në banesë

12:51, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjirokastra. 35- vjeçarja Alba Taho është gjetur e pajetë në banesë.

Fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nga banesa në lagjen 11 Janari në qytetin e Gjirokastrës vinin aroma të rënda. Ajo kishte ndërruar jetë prej ditësh, pasi trupi ishte pjesërisht i dekompozuar. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit blutë kanë ndërhyrë në banesën ku e ndjera, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendo,r jetonte bashkë me të ëmën. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i 35-vjeçares ishte pjesërisht i dekompozuar çka lë të kuptojë se Taho ka humbur jetën disa ditë më parë.

E ëma, e cila vuan nga e njëjta diagnozë, është shoqëruar për në komisariat ku dhe do të merret në pyetje.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen "18 Shtatori" është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco