EMRI-VIDEO/ Mbante automatikun si 'pasagjer', prangoset korçari

EMRI-VIDEO/ Mbante automatikun si 'pasagjer', prangoset korçari

11:31, 24/07/2021
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar 32-vjeçarin Klaudio Shameti, pasi gjatë kontrolleve i ka gjetur një armë të llojit automatik në makinë.

Sipas bluve, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Korçë, në fshatin Rëmbec, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Klaudi Shameti, 32 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, këtij shtetasi iu sekuestrua një automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të komisariateve në varësi të saj, vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Korçë, në fshatin Rëmbec, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni28/07/2021 15:17

U prangos korçari me automatik por tre dit qendroi ne qeli se e nxori gjykata pasi i jati eshte kryetar i PS se fshatit Belorta Korçe.Po deshe verifikojeni

Shto koment

Denonco