Kokaina në Durrës, si u kontrolluan 10 kontenierë me banane

Kokaina në Durrës, si u kontrolluan 10 kontenierë me banane

21:41, 23/07/2021
A+ Aa A-

Një tjetër sasi droge u kap në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 6.5 kilogramë kokainë.

Sërish kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’, pasi 10 ditë më pare pot ë njëjtës kompani iu kapën 11.5 kg.

Bëhet me dje se janë kontrolluar 10 kontejnerë e se në njërën prej tyre është gjetur kokaina, e ndarë në disa pako, shkruan BW.

Edhe ky kontejner ishte me fruta ekzotike. Kokaina në Portin e Durrësit vjen kryesisht nga Ekuadori, dhe si mjet përdoren kontejnerët e kompanive shqiptare të import-eksportit.

Për drogën e sekuestruar, është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco