Shoqërohet djali i Azem Hajdarit, u gjetën 5 doza hashash në makinën ku ishte pasagjer

Shoqërohet djali i Azem Hajdarit, u gjetën 5 doza hashash në makinën ku ishte pasagjer

20:51, 23/07/2021
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit njofton se ka ndaluar gjatë pasdites tre persona të cilët udhëtonin me një automjet tip ‘Audi’, ku gjatë kontrollit iu gjetën 5 doza me kanabis sativa.

Midis të ndaluarve Policia e Elbasanit bën me dije se është ndaluar edhe A. H, djali i vogël i deputetit të vrarë Azem Hajdari.

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi",  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco