U vuri zjarrin ullishteve në Kurbin, shoqërohet në komisariat 45-vjeçarja

U vuri zjarrin ullishteve në Kurbin, shoqërohet në komisariat 45-vjeçarja

20:41, 23/07/2021
A+ Aa A-

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë ullishte në fshatin Zhej të Kurbinit.

Zjarrefikëset kanë ndërhyrë, por e kanë të pamundur vënien nën kontroll të flakëve.

Në ndihmë të tyre kanë mbërritur gjatë ditës së sotme forcat e ushtrisë.

Era e fortë favorizon flakët e zjarrit të përhapen me shpejtësi. Po ashtu, është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen  A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Procedimi ndaj kësaj  shtetase  filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke  djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco