EMRAT/  I vodhën varsëset e floririt në qafë 21-vjeçarit, arrestohen dy persona në Divjakë

EMRAT/ I vodhën varsëset e floririt në qafë 21-vjeçarit, arrestohen dy persona në Divjakë

10:13, 23/07/2021
A+ Aa A-

Policia e Divjakës ka arrestuar shtetasit Pavjol Balla, 19-vjeç dhe Altin Dushi, 38-vjeç, pasi i vodhën me dhunë 2 varëse floriri një shtetasi 21-vjeçar banues në Sarandë.

Mbi dy personat e ndaluar rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim. Materialet ne ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim, shtetasit P. B., 19 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, banues në Divjakë, pasi i kanë vjedhur me dhunë dy varëse floriri, duke ia këputur nga qafa shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Sarandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco