Ishin në kërkim për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë, arrstohen dy persona në Berat

Ishin në kërkim për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë, arrstohen dy persona në Berat

09:12, 23/07/2021
A+ Aa A-

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat dhe Kuçovë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor G. D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale "Shkatërrim prone". 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin Arber Gjordeni, 38 vjeç, banues në Kuçovë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco