VIDEO- EMRAT/ Arrestohen babë e bir, mbillnin drogë në vazo lulesh

VIDEO- EMRAT/ Arrestohen babë e bir, mbillnin drogë në vazo lulesh

09:53, 22/07/2021
A+ Aa A-

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit "Dërmënas" u arrestuan shtetasit Gezim Berisha, Afrim Berisha dhe Arben Vrenozi

Operacioni i koduar “Dërmënas” u zhvillua pas një hetimi dy mujor, duke sekuestruar 6.5 kg drogë. Policia thotë se të arrestuarit e mbillnin lëndën narkotike në vazo lulesh.

Gjithashtu, në vijim të operacionit vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për kultivim të bimëve narkotike.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së kanabisit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, pas një hetimi 2-javor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Dërmënas”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit G. B., 62 vjeç dhe A. B., 34 vjeç (babë e bir), banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në oborrin e banesës iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco