EMRI/ Plagosja me armë në Patos, arrestohet edhe një i dyshuar

EMRI/ Plagosja me armë në Patos, arrestohet edhe një i dyshuar

09:05, 22/07/2021
A+ Aa A-

Eshte arrestuar nga policia 29-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkautor në ngjarjen e ndodhur në 17.08.2020, në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S.

Personi i ndaluar është shtetasi Emiljano Selmanaj. Ai i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. 

Kapet dhe ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkautor në ngjarjen e ndodhur në 17.08.2020, në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, si rezultat i veprimeve hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një tjetër personi të dyshuar si bashkautor, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco