VIDEO/ Shkrumbohet shtëpia në Milot, 7 pjestarët e familjes dolën… Foto ilustruese

VIDEO/ Shkrumbohet shtëpia në Milot, 7 pjestarët e familjes dolën…

08:12, 22/07/2021
A+ Aa A-

Digjet totalisht një shtëpi dy kateshe në Milot. Sipas burimeve zjarri ka rënë rreth orës 3 të mengjesit të sotëm dhe kur 7 anëtarët e familjes kane qenë brenda.

Fatmirsisht nuk raportohet për të lenduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkohë që 7 pjestaret e familjes kanë dalë jashtë menjëherë pasi kanë parë flakët e zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i djegies së banesës, policia dhe zjarrfikset ndodhen në vendgjarje.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen

Kurbin

Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot,Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco