VIDEO/ Me pistoletë në dorë, shqiptari i arratisuri nga burgu grabit bankën, arrestohet bashkë me shoferin

VIDEO/ Me pistoletë në dorë, shqiptari i arratisuri nga burgu grabit bankën, arrestohet bashkë me shoferin

16:54, 21/07/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, një grabitje e armatosur si në një film ka ndodhur në një bankë në lagjen Peristeri të Athinës.

Sipas mediave greke, autori ishte një 42-vjeçar shqiptar i cili ishte arratisur nga burgu. Në videon e publikuar duket momenti kur autori shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë.

Më pas ai u largua me ndihmën e një shoferi grek 58-vjeçar. Policia greke u vendos në ndjekje të tyre, por pavarësisht rezistencës së tyre mundën ti arrestojnë.

Shqiptari u arratis nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte dënuar me 28 muaj burg për vjedhje, rezistencë, plagosje e hyrje të paligjshme në Greqi. 

Autorit iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro, që grabiti dhe veshjet e përdorura.

Grekut iu gjet një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco