EMRI/ U përplasi makinën dhe u nxori armën policëve, ja kush është 37-vjeçari i arrestuar në Durrës

EMRI/ U përplasi makinën dhe u nxori armën policëve, ja kush është 37-vjeçari i arrestuar në Durrës

09:06, 21/07/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas finalizimit të operacionit të koduar “Nënkalimi”.

Sipas uniformave blu janë prangosur Arian Plaku, 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Edmond Gjyzeli, 37 vjeç, banues në Durrës.

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, kanë ndaluar mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin E. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. P.

Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco