Vendimi skandaloz/ Vetëm 10 vite burg, policit që vrau Klodian Rashën

Vendimi skandaloz/ Vetëm 10 vite burg, policit që vrau Klodian Rashën

13:44, 14/07/2021
A+ Aa A-

Një vendim skandaloz mund të cilësohet ai i dhënë ndaj policit Nevaldo Hajdaraj nga Gjykata e Tiranës.

Në vendimin e shpallur mesditën e sotme, gjykata ka vendosur që policin Hajdaraj që qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha të dënojë vetëm me 10 vite burg.

Duke folur për mediat, Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës tha se, gjykata i dha gjykim të shkurtuar kriminelit.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në ‘Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme’ si dhe kërkoi të dënohet në minimum.

Hajdaraj nuk foli  gjatë seancës, por avokati shprehu pendesë.

Prokuroria kishte kërkuar 13 vite burg për Hajdarajn, i cili vrau më 8 dhjetor të 2020-ës Rashën.

Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga polici vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

beso14/07/2021 14:03

Me vjen keq qe po shkruaj per nje djale qe e vrane dy here dhe sot per te treten here,tani i them BABAIT merr lali erin te te ndihmoje sic te ndihmoj.

Shto koment

Denonco