Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, policia: Nuk mund të parandalojmë tragjedi të tilla

Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, policia: Nuk mund të parandalojmë tragjedi të tilla

14:38, 25/06/2021
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për media, në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fier-Vlorë.

Gjatë komunikimit me media, zv/drejtori Albert Dervishi u shpreh se pavarësisht masave të marra dhe shtimit të punonjësve të policisë në rrugë, sërish nuk mundet të parandalohen tragjedi të tilla.

Dervishi bëri thirrje që shoferët të jetë të përgjegjshëm në rrugë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. 

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Së pari, në emër të Policisë së Shtetit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën sot në aksidentin e ndodhur në aksin Fier - Vlorë.

Pavarësisht çdo rezultati të viteve të fundit, pavarësisht çdo trendi pozitiv në uljen e të vdekurve apo të plagosurve, aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë dhe për Policinë e Shtetit, çdo jetë e humbur në rrugë është shumë dhe do vijojë të konsiderohet shumë dhe e papranueshme, edhe sikur të ishte një jetë e vetme.

Jemi sinqerisht të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore të vendit, sidomos tani gjatë sezonit të verës, angazhimi ynë me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla.

Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.

Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë.

Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë. 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, gjithashtu KUJDES, shpejtësia vret, përdorimi i alkoolit në drejtimit e mjetit vret, parakalimi i gabuar vret, mbajtja e rripit të sigurimit për vete dhe pasagjerët shpëton jetë.

Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës, respektimi në maksimum i rregullave të qarkullimit nga ana e tyre, denoncimi i çdo shkeljeje rrugore të konstatuar, si dhe përkushtimi akoma më i madh i punonjësve të policisë, ku së fundmi kemi shtuar në disa akse rrugore nacionale disa radarë të tjerë, makina të pauniformuara, kamera dhe dronë, do sjellë medoemos parandalim të aksidenteve, rritje të parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkim të kujtdo që shkel këto rregulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio25/06/2021 15:35

Tragjedi te tilla ndalohen , kur shteti : 1. Vendos kamera ne rruget problematike 2. Shkelesit e rregullave te qarkullimit denohen shume rende . Kete duhet te beje shteti urgjentisht dhe jo te merret me " rilindjen urbane " te qendrave te qyteteve , qe eshte shpenzim i tepert , duke patur parasysh nevojat me emergjente . Kjo duhet te ishte edhe pergjegja e policise , per rastin ne fjale ... Ngushellime per familjen .

Balo Bna25/06/2021 15:28

Qëlloni me armë zjarri,me forcë asgjesuese ,pa paralajmërim këdo,e theksoj - edhe mua, që lëviz me shpejtësi të tilla në rrugë... Kujt i ha bytha ,nuk ka derman, i duhet kruar.....

Shto koment

Denonco