Aksidenti tragjik/ Ja mjeti i fuqishëm që përplasi makinën e familjes

Aksidenti tragjik/ Ja mjeti i fuqishëm që përplasi makinën e familjes

13:26, 25/06/2021
A+ Aa A-

Përgjaken rrugët e Shqipërisë! Pushimet janë kthyer në tragjedi për një familje, e cila është shuar sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të rinj.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip 'Audi' me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Për shkak të deformimit të madh, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

Trupi i parë që doli nga mjeti 'Toyota' ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë, por humbi jetën pak minuta më vonë. Ndërsa trupat e familjarëve të tjerë Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë.   

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin 'Audi', që kushton rreth 100 mijë Euro. Të plagosurit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi janë jashtë rrezikut për jetën. Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt  Vlorës për të kaluar fundjavën në jug. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

125/06/2021 14:30

Ishalla dhe kta pidhropshat nuk dalin nga spitali. Rrac e poshter

Shto koment

Denonco