Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

EMRI/ Tentuan ti ikin policisë pasi kishin armë me vete, një i arrestuar e një në kërkim

EMRI/ Tentuan ti ikin policisë pasi kishin armë me vete, një i arrestuar e një në kërkim

12:45, 25/06/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar një shtetas në Berat dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Po qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë. Polcia prangosi Hazis Gjishtin dhe shpalli në kërkim 1 tjetër.   

Eshte sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.  

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.   

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.  

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.  

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. 

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë. 

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë. 

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco