EMRAT/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet një person në Mirditë, në kërkim i biri Foto Ilustruese

EMRAT/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet një person në Mirditë, në kërkim i biri

12:24, 25/06/2021
A+ Aa A-

Një person i identifikuar si Luan Uka është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Përparim Uka, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Ata akuzohen se në fshatin Lufaj të Mirditës po kultivonin bimë narkotike.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Sipas policisë djali i personit të arrestuar, i shpallur në kërkim policor akuzohet se më 23 prill ka plagosur me qytën e armës B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje", për shtetasin L. U., dhe "Plagosje e lehtë me dashje", 'Kanosja", ''Armëmbajtja pa leje" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike"  për shtetasin P. U.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco