Transport emigrantësh kundrejt pagesës, arrestohet 53 vjeçari në Korçë

Transport emigrantësh kundrejt pagesës, arrestohet 53 vjeçari në Korçë

12:22, 25/06/2021
A+ Aa A-

Policia e Korçës  dhe Pogradecit ka arrestuar një  53 vjeçar, i cili  transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Sipas burimeve policore, mësohet se 53 vjeçari  me iniciale V.M ishte banues në Pogradec, i cili u kap në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, duke transportuar me mjetin tip "Volkswagen", dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Njoftimi i policisë

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor "Perimetri". U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit, vihet në pranga 53-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor "Perimetri", bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, i cili u kap në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, duke transportuar me mjetin tip "Volkswagen", dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco