VIDEO/ Ndërtimet pa leje, arrestohen qytetarët, tolerohen zyrtarët

VIDEO/ Ndërtimet pa leje, arrestohen qytetarët, tolerohen zyrtarët

11:39, 25/06/2021
A+ Aa A-

Kryeinspektori ndërtimor në Himarë, Jorgo Hodaj, është liruar nga Gjykata e Vlorës. Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakut socialist, Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Vlorës pasi, së bashku me vartësit e tij, kanë lejuar më së paku 60 ndërtime pa leje në bregdetin e qytezës jugore. Ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët e “Rilindjes” i shpëtojnë ndjekjes penale

Nga SYRI TV

Gjykata e Vlorës ka vendosur që Renato Hodaj, kryeinspektori ndërtimor në Himarë dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakut socialist, Jorgo Goro, të mos qëndrojë asnjë ditë në burg.

Hodaj akuzohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Vlorës, pasi së bashku me vartësit e tij, kanë lejuar më së paku 60 ndërtime pa leje në bregdetin e qytezës jugore.

Në 22 maj 2021, ai u arrestua pasi gjyqtarja Arbana Selmanaj vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Por vetëm dy ditë pas arrestimit dhe pa asnjë shkak ligjor, e njëjta gjyqtare vendosi lirimin e kryeinspektorit Hodaj, si edhe zbutjen e masës për tre vartësit e tij, dy prej të cilëve kur ishin ende në kërkim.

Prokuroria e Vlorës nuk ishte dakord me këtë qëndrim të gjykatës dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, ku kërkohej rikthimi në burg i zyrtarëve të Bashkisë së Himarës. Por prokurorët e shkallës së parë “u tradhëtuan” nga prokurori i Apelit, Erion Çela, i cili nuk pranoi të ndiqte çështjen në shkallën e dytë të gjyqësorit, duke hequr dorë nga ankimi.

Për shkak të këtij qëndrimi në institucionet e drejtësisë, kryeinspektori Renato Hodaj dhe tre vartës të tjerë të tij nuk bënë asnjë ditë burg. Ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët e “Rilindjes” i shpëtojnë ndjekjes penale. Së fundi, qeveria ka shpallur aksionin “Bregdeti ynë”, nëpërmjet të cilit po prishen ndërtime pa leje në zonën bregdetare të vendit.

Në kronikën e përditshme policore, raportohet për arrestime të qytetarëve, të cilët kanë ndërtuar objekte tregtare pa leje, apo kanë ngritur mure e njësi shërbimi primitive në zonën turistike.

Në shumë pak raste, Policia raporton se ka nisur hetime edhe për zyrtarët lokalë, të cilët kanë lejuar ndërtimet pa leje ose nuk kanë ushtruar kontrollin e duhur në territorin ku ushtrojnë funksionet.

Duket qartë se autoritetet policore po ndjekin një strategji me standarte të dyfishta, ku qytetarët provojnë prangat, ndërsa për zyrtarët e emëruar nga socialistët, hetimet ndiqen në gjendje të lirë ose nuk nis anjë procedim penal.

Rasti i Vlorës është pak më ndryshe, pasi oficerët e Policisë u detyruan të arrestojnë Kryenspektorin Ndërtimor të Himarës pas një hetimi të Prokurorisë dhe urdhër-ndalimi të lëshuar ndaj tij.

Megjithatë, edhe ky rast, i vetmi në këtë aksion të fundit qeveritar, u sfumua tërësisht nga gjykata e Vlorës dhe prokuroria e Apelit të këtij qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco