Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO/ Pse u kthye në burg Genc Tafili? Gjykata e Apelit zbardh vendimin

VIDEO/ Pse u kthye në burg Genc Tafili? Gjykata e Apelit zbardh vendimin

19:04, 24/06/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e rikthimit në burg të Genci Tafilit argumenton se në gjykimin e kërkesave të të dënuarve duhet të respektohet ligji i kohës dhe jo ai ekzistues në kohën e dënimit, duke konsideruar vendimin e ish gjyqtares Enkeleida Hoxha si të gabuar pasi ka aplikuar një ligj të vjetër për lirmin e Tafilit.

Gjykata e Krujës duhet të kishte rrëzuar kërkesën për lirim të Genci Tafilit pa shkuar në fazën e dytë të administrimit të raporteve të sjelljes së dënuarit.  Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e zbardhur që kthen në qeli Tafilin, jep përgjigje për fuqin prapavepruese të neni 64 të Kodit Penal që është bërë “porta” nga e cila shumë të dënuar për vepra penale të rënda, por edhe me burgim të përjetshëm kanë marrë lirinë.

Sipas Apelit, fuqia prapavepruese e një ligji nuk ka efekt tej momentit kohor kur vendimi ka marrë formë të prerë. Pra në çdo rast, kërkesat e të dënuarve duhet të gjykohen me ligjin në fuqi.  Por Gjykata e Krujës ka argumentuar se kërkesa e Tafilit duhet të vlerësohej në bazë të ligjit ekzistues në kohën e dënimit të tij.  Në vitin 2000 neni 64 nuk kishte kufizimet që i janë vendosur më tej këtij neni që është ashpërsuar.

Në ndryshimet e fundit, mars 2017, parashikohet që “Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c”, nene që parashikojnë vrasjen me dashje dhe atë të kryer në rrethana të tjera cilësuese e familjare.

Gjykata e Krujës ka zbatuar ligjin e kohës për rastin Tafili në shkelje sipas Gjykatës së Apelit, ndërsa të njëjtin argument, gjyqtarja Hoxha ka përdorur edhe për lirimin e Endrit Dokles në vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco