Vrasja e vëllezërve në Durrës/ Besian Xhixha mohon njohjen me vrasësit. I penduari dhe tabulatet telefonike rrëzojnë alibinë

Vrasja e vëllezërve në Durrës/ Besian Xhixha mohon njohjen me vrasësit. I penduari dhe tabulatet telefonike rrëzojnë alibinë

18:43, 24/06/2021
A+ Aa A-

Pas ekzekutimit të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës, prokuroria mori dëshminë e dhjetra personave me shpresën për të marrë prej tyre të dhëna që mund ti ndihmonin për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Mes tyre, ishte edhe Besian Xhixha, ai që u shoqërua për t’u pyetur në lidhje me krimin e rëndë. SPAK kishte të dhëna sipas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla se Xhixha dhe miku i tij Enver Diva, ishin pajtuar nga i shumëkërkuari Nuredin Dumani, për të vrarë Besmir Haxhinë. I penduari tha se ata nuk e vunë në jetë planin, për shkak se njëri prej tyre u infektua me covid 19.

Besmir Xhixha që tashmë ndodhet para hekurave bashkë me mikun e tij Enver Diva, me akuzën se krijoi kushte për vrasje të kryer në bashkëpunim, mohoi para hetuesve të kishte njohje me Nuredin Dumanin.

“Nuredin Dumanin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë emrin e tij dhe nuk ka sesi të kem kontakte telefonike me të”, është shprehur Xhixha. Ai ka mohuar të ketë njohje dhe me Talo Celën, apo të penduarin e drejtësisë Klevis Alla. Ndërsa iu konfirmoi hetuesve se kishte njohje me Enver Divën dhe se ky i fundit kishte kaluar pranverën e 2020 covid 19. Por alibia e ngritur nga i dyshuari u rrëzua, pasi hetuesit e SPAK zbuluan kontakte telefonike mes tij dhe të shumëkërkuarit Dumani. I penduari foli për takime mes të shumëkërkuarit dhe Besian Xhixha, si dhe per faktin që ai vetë i kishte shoqëruar dy krutanët te shtëpia e Besmir Haxhisë, për të studiuar terrenin dhe morën përsipër kryerjen e vrasjes.

Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera se “deklarimet e Besian Xhixhës ssipas të cilave ai nuk e njeh fare Dumanin nuk gjejnë mbështetje në deklarimet e të hetuarit Klebis Alla. Nga analiza e tabulateve telefonike rezulton se ata njihen dhe kanë patur 4 komunikime me njëri tjetrin nga datat 16, 18, 19 dhe 27 prill 2020.

Referuar bisedës së datës 19 prill Nuredini telefonohet nga Besian Xhixha, dhe kjo është data kur ENver Diva ka rezultuar pozitiv me covid 19. Pra, ai e ka njoftuar nuredinin rreth pamundësisë se Enverit për të kryer vrasjen e porositur me pagesë të Besmir Haxhisë”.

Sipas SPAK, kur dështuan për ta ekzetuar Haxhinë me vrasës me pagesë, atëherë Talo Cela, Nuredin Dumani, Altin ndoci e Klevis Alla, pasditen e 27 prillit u organizuan dhe qëlluan për vdekje dy vëllezërit pranë tregut të makinave në Shënavlash Durrës. SIpas të penduarit, motivi I vrasjes ishte përplasja e pjesëtarëve të grupit për lekët e grabitura në barkun e një avioni në aeoportin Nenë tereza.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco