Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik, plagosen disa persona

17:37, 24/06/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë të dy drejtuesit e tyre kanë pësuar dëme të mëdha dhe janë dërguar me urgjencë për në spital.

Në vendin e ngarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po hetojnë në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco