FOTO/ Po bënte vrap pranë Qytetit Studenti, momenti kur policia gjeti të pajetë 45 vjeçarin

FOTO/ Po bënte vrap pranë Qytetit Studenti, momenti kur policia gjeti të pajetë 45 vjeçarin

21:21, 23/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje ende në hetim ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Një 45 vjeçar u raportua edhe më herët që ka humbur jetën pranë Qytetit Studenti në Tiranë.

Sikundër mësohet 45 vjeçari ka qenë duke bërë vrap dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Burri u gjet i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko”, tek ish Kinoklubi Studenti.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë

“Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco