FOTO/ Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të kokainës në Greqi, ‘kapo’ një shqiptar

FOTO/ Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të kokainës në Greqi, ‘kapo’ një shqiptar

20:13, 23/06/2021
A+ Aa A-

Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, duke arrestuar gjithsej nëntë persona, kurse në grup bëjnë pjesë në total 11 vetë.

Mediat greke shkruajnë se në grup ishte edhe një shqiptar, që jepte urdhëra nga burgu, e ai ishte “kapo” i organizatës.

Grupi kriminal u zbulua, edhe sepse autoritetet helene ndoqën llogaritë bankare të të arrestuarve, duke arritur në përfundimin se transaksionet ishin të dyshimta.

Personat e përfshirë në këtë aktivitet prodhonin dhe trafikonin sasi të mëdha pilulash ekstazë, kokainë dhe kanabis, ndërsa paratë e përfituara i pastronin me anë të kompanive të ndryshme.

Hetimet zbuluan se aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në ambjente me qira, që ndodheshin në Atika.  Brenda apartamenteve ishin instaluar pajisje speciale për kultivimin e lëndës narkotike, duke përdorur metodën e hidroponisë me sisteme ventilimi me filtra, ventilator, tuba ventilimi dhe llamba halogjenë.

Droga shpërndahej në Atikë dhe Kapathos nga anëtarët e organizatës, të cilët kishin edhe rolin e tregtarit lokal. Kjo e bënte edhe më të vështirë zbulimin e transaksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco