Mjeku ligjor: Caroline ishte në gjumë kur u sulmua nga Babis, i mori jetën për 5 minuta

Mjeku ligjor: Caroline ishte në gjumë kur u sulmua nga Babis, i mori jetën për 5 minuta

18:18, 23/06/2021
A+ Aa A-

Mjeku ligjor, Grigoris Leon, i cili kreu ekzaminimin e autopsisë që iu bë 20-vjeçares britanike, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, është shprehur se Caroline ishte në gjumë përpara se të sulmohej nga Babis dhe për këtë arsye ajo s’ishte në gjendje të përgjigjej 100%.

Në një intervistë për mediat greke, Leon tha se Caroline ishte në gjumë para se të sulmohej dhe prandaj u befasua dhe nuk ishte në gjendje të përgjigjej në mënyrë efektive.

Ai iu referua rrethanave të vdekjes së Caroline në Glyka Nera dhe përfundimeve të nxjerra nga raporti.

“Vdekja e vajzës së re ishte e ngadaltë dhe torturuese” tha ai më tej.

“Burri e mbyti atë për 5-6 minuta. Siç na tregon ora biometrike që vajza kishte, Caroline ishte në gjumë para se të sulmohej dhe për këtë arsye ishte e befasuar dhe nuk mund të reagonte në mënyrë efektive”, theksoi ai.

Së fundmi, në lidhje me pretendimin e autorit të krimit se ai ka mbetur pa ndjenja për 2 orë, ai theksoi se një gjë e tillë është e pamundur, sepse kur një person humbet vetëdijen për një kohë kaq të gjatë, ai ka nevojë për ndihmë mjekësore për t’u kthyer.

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar tashmë ndodhet pas hekurave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco