Përdhunoi shqiptaren në Athinë, arrestohet bullgari

Përdhunoi shqiptaren në Athinë, arrestohet bullgari

22:43, 22/06/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar 35-vjeçari bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë, e cila punonte si pastruese në Petralona.

Gruaja dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit që kishte kaluar në banesën e agresorit.

“Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’ tha më tej ajo.

Gruaja më pas përshkroi se si arriti të shpëtonte. “Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në një ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo.

50-vjeçarja shpjegoi se nuk e njeh autorin 35-vjeçar. “Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet” deklaroi shqiptarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco