Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Sherri në Himarë/ Pronarja e dhomës: Po deshët internet dilni në ballkon, pastaj lëvizni nëpër dhomë

Sherri në Himarë/ Pronarja e dhomës: Po deshët internet dilni në ballkon, pastaj lëvizni nëpër dhomë

20:34, 22/06/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e sotme në Himarë, aty ku pronarja e një hoteli i doli para makinës së një çifti, duke i penguar të largoheshin.

Pronarja pretendon se çifti kishte para të tjera për t’i dhënë dhe se ishin larguar fshehurazi nga dhoma, prandaj dhe së bashku me dy burra të tjerë i kishte prerë rrugën.

Në rrjetet sociale është publikuar një bisedë në ËhatsApp, ku klientët kërkojnë më shumë internet për të punuar nga dhoma, por ajo që bie në sy është fakti që gjithë kohës, pronarët përgjigjen me mirësjellje. Madje dhe duke përdorur “fjalët magjike”, si “na falni shumë, po…”.

Biseda

Pronarët: Mund të provoni të lidheni në ballkon dhe pastaj të lëvizni në dhomë.

Klientët: Ne jemi me laptop për punë dmth. S’mund të jemi offline. Dhe me kaq internet është e vështirë.

Pronarët:Më falni nuk iu ndihmoj dot më shumë se kaq. Jemi munduar për mbulim maksimal, të na falni shumë.

Klientët: Më fal të të pyes? Tharësja e flokëve ku mund të jetë këtu tek dhoma?

Pronarët: Nëse nuk ka në banjë po ua sjellim për pak.

Klientët: Ok, shumë faleminderit!

Por më pas situata ka degjeneruar dhe çifti ka vendosur të largohet nga hoteli  një ditë para afatit. Kjo ka sjellë edhe përplasjen mes tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe çifti për mediat. Ata thonë se kishin rezervuar për 3 netë por janë larguar për dy netë pasi dhoma nuk plotësonte kushtet që i kishin thënë në internet.

“Arsyeja e largimit nga vila ishte sepse 2 nete kishim rezervuar, gjithashtu nuk përmbushte kushtet për të cilat ishin ofruar dhe reklamuar”  sqaron denoncuesja me iniciale A.M.

Sapo kanë lënë hotelin ata kanë hasur në rezistencën e pronarëve, të cilët tentuan t`i pengojnë të largohen. E gjithë ngjarja terrorizuese ka ndodhur në prani të fëmijës 5 vjeç të çiftit.

“Në dalje të rrugës së Livadhit, në dishezën kryesore të Himarës, jemi sulmuar nga një zonjë dhe 2 meshkuj, të cilët hapën portat, sulmuan mjetin dhe kërcënuan se kanë armë” tregon denoncuesja për mediat.

Kjo ngjarje është thuajse përsëritja e skenarit të Mihal Kokëdhimës, ish-pronarit të një restoranti në Porto Palermo i cili në gusht të vitit 2019 terrorizoi disa turistë spanjollë, të cilët u larguan pasi mbetën të zhgënjyer nga shërbimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco