Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Burg për arbitrin/ Përgjimet e SPAK treguan se bastet funksionojnë edhe në kategoritë e ulëta të futbollit

Burg për arbitrin/ Përgjimet e SPAK treguan se bastet funksionojnë edhe në kategoritë e ulëta të futbollit

19:06, 22/06/2021
A+ Aa A-

Në fundjavë një trajner dhe një arbitër futbolli ranë në pranga pas përgjimeve rastësore, të cilët dyshohen për paracaktim rezultati në ndeshjen Selenica-Përmeti, e përfunduar me rezultatin 0- 1 falë një penalltie. Për këtë, arbitri kryesor, Qerim Ruçi dhe trajneri i Përmetit, Bledar Hajredini, u ndaluan me urdhër të SPAK.

Dje Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë edhe masat e sigurisë për të gjithë grupin e hetuar, mes të cilëve një gjykatës, një prokuror dhe trajneri i Përmetit, si dhe një gjyqtar futbolli. Për arbitrin Qerim Ruçi është lënë në fuqi masa e arrestit, ndërsa për trajnerin e skuadrës së Përmetit është ndryshuar në arrest shtëpie.

Por ku na çon një ngjarje e tillë. E zbuluar rastësisht në përgjime, një arbitër në kategoritë inferiore dhe një trajner futbolli kanë biseduar mes tyre për paracaktimin e një ndeshjejeje futbolli. Për saktësim, nga njoftimi i Policisë, nën survejim kanë qenë prokurorë dhe gjykatës në Sarandë, por rastësisht kanë rënë në përgjime edhe trajneri Hajredini dhe arbitri Ruçi.

Po ku na çon një ngjarje e tillë? Çfarë tregon për vendin tonë? Së pari, përgjimet paraprake me të cilat është ngritur edhe akuza për “Paracaktim të rezultatit në lojërat sportive”, për të cilën janë të dyshuar trajneri Hajredini dhe kryesori i ndeshjes, Ruçi, tregojnë se në futbollin shqiptar, edhe në Ligën e Dytë, paracaktohet rezultati për përfitim të shumave monetare.

Pra, nuk bëhet fjalë për thjesht një nder mes dy klubeve, një “hile” e vjetër sportive, kur skuadrat bëjnë ndere për njëra-tjetrën, për qëllime të ndryshme sportive. Bëhet fjalë për paracaktimin e një rezultati për qëllime përfitimi shumash monetare, duke qenë se dyshimet janë që në bisedë është diskutuar vendosja e ndeshjes nga një penallti, siç edhe ka ndodhur në realitet. Së dyti, diçka tjetër tregohet: se ndeshjet e kampionatit shqiptar luhen në kompani bastesh.

Aq sa parashikimi i tyre në kompanitë e basteve luhet edhe për ndeshje të kategorive të ulëta, siç në të vërtetë është deklaruar publikisht disa herë nga presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili ka thënë ndër të tjera se në Shqipëri luhen bastet ilegalisht dhe shteti duhet t’i hapë për të përfituar të ardhura nga taksat dhe tatimi prej tyre.

E gjithë kjo, në një kohë kur është e ndaluar me ligj që në Shqipëri të luhen bastet sportive. Një ngjarje e tillë, sado sporadike të jetë, është një kambanë alarmi për futbollin shqiptar, si dhe për vendin tonë, pasi në sytë e prokurorisë, në sytë e policisë, në sytë e federatës, mediave dhe opinionit sportiv, organizohen dhe luhen baste, ndërsa janë të ndaluara me ligj dhe së dyti, që është edhe më alarmante, paracaktohen rezultatet të ndeshjeve për qëllime përfitimi./Panorana

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Romak22/06/2021 20:40

"Paracaktim per perfitim shumash monetare"- nga pergjimi shuma 20 mije leke (te reja). Per vete vleren dhe gazetarit I vjen turp ta permendi, por ben show per te marre rrogen e tij prej 20 mije lekesh.

Shto koment

Denonco