Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U arrestuan për shtëpinë e barit në Shijak, Gjykata liron dy punonjësit e OSHEE-së

U arrestuan për shtëpinë e barit në Shijak, Gjykata liron dy punonjësit e OSHEE-së

18:32, 22/06/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ‘Detyrim Paraqitje’ për dy punonjësit e OSHE-S të arrestuar disa ditë më parë nga polica.

Arrestimi i tyre u krye pasi në një u konstatua se një shtëpi bari në Shijak po kultivohej kanabis.

Sipas policisë ata akuzoheshin për shpërdorim detyre pasi dyshoheshin se kishin favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe tre autorët e dyshuar si kultivuesit e kanabisit.

Gjykata e Durrësit ka marrë sot vendimin “detyrim paraqitje” për dy punonjësit e OSHEE, të arrestuar për shpërdorim detyre.

Dy punonjësit akuzohen se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Mësohet se tani këta dy shtetas do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tyre.

Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, u arrestuan javën e kaluar, pas zbulimit të vilës së barit në Hardhishtë të Shijakut.

Ndërkohë tre autorët e dyshuar për kultivim të narkotikëve dhe përshtatjen e vilës 3-katëshe të Andi Dashit (Greca) janë në kërkim nga policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco