Këto shifra dëshmojnë më së miri se sa e duan kosovarët, Shqipërinë

Këto shifra dëshmojnë më së miri se sa e duan kosovarët, Shqipërinë

10:18, 22/06/2021 Nga B.T
A+ Aa A-

Qytetarë nga Kosova e Shqipëria vazhdojnë të lëvizin me të madhe andej e këndej kufirit. E numër shumë i madh i tyre  sidomos nga Kosova po kalojnë pushimet  sidomos gjatë fundjavave në Shqipëri, ku nuk po mungojnë as pritjet e kolonat në pikë kalimin kufitar Vërmicë-Morinë e anasjelltas.

E policia zakonisht ne fundjavë mobilizohen me shtim kapacitetesh policore me qëllim të lehtësimit të lëvizjes dhe mos krijimit të pritjeve e radhëve të gjata në kufij.

"Syri.net" sjell të dhënat e hyrjeve e daljeve të qytetarëve, automjeteve, autobusëve e kamionëve nga e premtja deri të dielen.

Nga e premtja deri të dielen nga Kosova drejt Shqiprisë kanë shkuar 60 mijë e 654 persona me 21 mijë e 728 vetura, 405 autobusë e 990 kamionë.

Ndersa nga Shqipëria në Kosovë nga e premtja deri të dielen kanë ardhur  60 mijë e 478 qytetarë me 17 mijë 972 vetura, 461 autobusë e 1 mijë e 12 kamionë.  

Pra sipas informacioneve të siguruara nga "Syri.net" nga Policia e Kosovës, mësohet se nga 18 qershori deri me 20 qershor, në pikë kalimet kufitare Kosovë Shqipëri  kanë hyrë e dalë 121 mijë e 132 persona të kontrolluar me 39 mijë e 700 vetura, 866 autobusë, 2002 kamionë e 198 këmbësorë.

Image

Të premten nga Kosova drejt Shqiprisë vetëm në Pikë kalimin kufitar Vërmicë kanë kaluar 21 mijë 086 veta me 6 mijë e 480 vetura, 96 autobusë e 432 kamionë.

Derisa nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur të premten 10 mijë e 253 qytetarë me 2 mijë e 499 vetura, 90 autobusë e 466 kamionë.  

Të shtunën nga Kosova kanë kaluar drejt Shqiprisë 18 mijë e 263 veta me 5 mijë e 385 vetura, 105 autobusë e 225 kamionë.

Derisa nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur të shtunën 7 mijë e 722 qytetarë me  2 mijë e 970 vetura, 109 autobusë e 301 kamionë.  

E të dielen nga Kosova kanë kaluar drejt Shqiprisë 16 mijë e 672 veta me 7 mijë e 477 vetura, 97 autobusë e 137 kamionë.

Derisa nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur të dielen 37 mijë e 880 qytetarë me 10 mijë e 197 vetura, 146 autobusë e 81 kamionë.  

Nga Policia e Kosovës, tregojnë për "Syri.net", se në këtë rast Departamenti i Kufirit bazuar në zhvillimet dhe planifikimet e saja, të cilat bazohen edhe në qarkullimin kufitar, ndërmerr masa duke shtuar kapacitetet e saja me burime njerëzore, përfshirë sezonen verore me qëllim të lehtësimit dhe qarkullimit kufitar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco