Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, arrestohet shoferi, në pranga dhe një person për vjedhje

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, arrestohet shoferi, në pranga dhe një person për vjedhje

09:50, 22/06/2021
A+ Aa A-

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, nga policia e Durrësit.

Njëri shkaktoi një aksident dhe një tjetër u ndalua për vjedhje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 12.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në një market në lagjen nr. 8, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, si dhe u procedua penalisht O. D., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në Fushë Krujë, shtetasi S. D., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco