VIDEO/ ‘Q*a ropt, bjeri ore, bjeri, mos...’, ja pamjet e ‘luftës’ në Sarandë

VIDEO/ ‘Q*a ropt, bjeri ore, bjeri, mos...’, ja pamjet e ‘luftës’ në Sarandë

09:29, 22/06/2021
A+ Aa A-

Syri. net ka siguruar pamjet e sherrit të madh që degjeneroi me përdorimin e armëve të zjarrit në Sarandë, ku i plagosur mbeti biznesmeni dhe pronari i një lokali në këtë qytet dhe një turist nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, mes tre tepelenasve dhe pronarit të klubit të njohur ka pasur shkëmbim zjarri, i cili ka zgjatur për disa momente. Dëgjohen fillimisht të shtënat e kallashnikovit që oshëtijnë në gjithë zonën, e më pas kundërpërgjigje me pistoletë.

“Bjeri ore, bjeri mos e lër”, dëgjohet të thuhet në video, ndërsa tre tepelenasit – dy vëllezërit Andrea dhe Visi Çaushi e shoku i tyre Redjan Hadëri- largohen nga një rrugicë përballë 'Club Orange'.

Mësohet se shkak për të shtënat me armë që alarmuan Sarandën ka qenë nxjerrja e tre tepelenasve nga 'Club Orange' nga roja i sigurisë.

Të acaruar për shkak të nxjerrjes nga lokali, dy vëllezërit Andrea dhe Visi Çaushi (në kërkim) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri (i arrestuar) largohen për t’u kthyer aty disa momente më vonë. Të armatosur, ata qëllojnë me breshëri drejt hyrjes së lokalit, pa marrë parasysh se kë mund të preknin plumbat.

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar në spital dhe biznesmeni Spiro Iljadhi, pasi mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco