EMRI/ Sulmi me armë në Sarandë, kush është turisti shqiptaro-amerikan që u plagos

EMRI/ Sulmi me armë në Sarandë, kush është turisti shqiptaro-amerikan që u plagos

09:24, 20/06/2021
A+ Aa A-

Identifikohet emri i plotë i kalimtarit të rastit që mbeti i plagosur gjatë natës sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Mëson se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar. Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Image

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zon?s për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco