Aksidentoi dy këmbësorë/ U arrestua duke marrë rreze në plazh, pranga edhe 22 vjeçares që e strehoi

Aksidentoi dy këmbësorë/ U arrestua duke marrë rreze në plazh, pranga edhe 22 vjeçares që e strehoi

20:26, 19/06/2021
A+ Aa A-

Policia arrestoi ditën e sotme ndërsa po merrte rreze në plazh, 22 vjeçarin, Endri Zaja, pasi ky I fundit ishte shpallur në kërkim për aksidentimin e dy këmbësorëve, ngjarje kjo e ndodhur më 15 qershor në Durrës. Zaja ishte shpallur në kërkim edhe për dy vjedhje të kryer. Por bashkë me Zajën, policia njofton se ka arrestuar edhe një 22 vjeçare e cila e ka strehuar gjatë kohës që ishte në kërkim.

Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco